E Diel, 1 Nëntor 2026

eshtje te pazgjidhura me policine ne veri te Kosoves

Gjashte komandante serbe te stacioneve policicore qe veprojne ne veri te Kosoves vazhdojne te jene te suspenduar nga detyra per shkak se ata nuk po ubinden urdherave te komandes qendrore te policise ne Prishtine. Suspendimi i tyre i perkohshem eshte bere me urdher te drejtorit te pergjithshem te policise se Kosoves Reshat Maliqi. Shkak per kete eshte se gjashte komandantete policise pjesetare te komunitetit serb nuk pranuan ta zbatojne nje sistem rotativ te policise ku ata duhet te kalonin ne detyre nga nje stacion policie ne nje stacion tjeter.

EULEX-i ndermjeteson per gjetjen e nje zgjidhjeje

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Xavier Bout de Marnhack shefi i misionit EULEX ne Kosove

Mosrespektimi i ketij urdheri nga komandanet serbe te policise qe operojne ne veri te Kosoves e kane shtyre shefin e misionit EULEX ne Kosove Xavier Bout de Marnac te udhetoje kete jave ne Beograd. Mediat serbe njoftojne se shefi i misionit EULEX dhe ministri i Brendshem i Serbise Ivica Dacic jane pajtuar qe diteve ne vijim perfaqesuesit e serbeve te bisedojne me zyrtare te EULEX-it dhe te gjendet zgjidhje me e mire ne te mire te dy paleve kur eshte ne pyetje komanda rotative e stacioneve policore ne veri te Kosoves. Zedhenesi i misionit EULEX Blerim Krasniqi i tha DW se misioni EULEX vazhdon te jete ne kontakt me te dy palet me qellim te gjetjes se nje zgjidhje te problemit. Rotacioni i komandanteve te stacioneve policore ka kuptim menaxherial dhe behet per shkaqe menaxheriale. Kjo eshte praktike e zakonshme ne organizatat policore. EULEX-i eshte ne kontakt me te gjitha palet ne lidhje me kete ceshtje thote zedhenesi Blerim Krasniqi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Blerim Krasniqi zedhenes i EULEX-it

Problemi me pjesetaret serbe te policise se Kosoves ne veri daton me heret sidomos qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves ku ata u urdheruan nga autoritet e Beogradit qe te mos u binden urdherave te komandes qendrore ne Prishtine. Ministri i puneve te Brendshme te Kosoves Bajram Rexhepi thote per programin tone se ne radhet e policise ne veri te Kosoves ka edhe pjestare me funksione te dyfishta qe marrin urdhera edhe nga policia e Serbise Natyrisht ata jane police te Kosoves. Nje pjese e tyre jane te interesuar qe ta kryejne punen ne menyre profesionale mirepo ka nje numer te konsiderueshem te tyre qe kane role te dyfishta qe bashkepunojne edhe me strukturat e ish policise se Serbise ka prej tyre qe jane edhe ne fletepagesat e policise se Serbise. Une kam kerkuar nje hetim edhe nga misioni EULEX edhe nga menaxhmenti regjional i policise qe ata qe kane rol te dyfishte nuk mund te jene pjese e policise se Kosoves thote Bajram Rexhepi.

Rexhepi Misioni EULEX ka per detyre qe te shtyje gjerat perpara

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bajram Rexhepi Ministri i Brendshem i Kosoves

Ministri i brendshem i Kosoves Bajram Rexhepi thote se mungesa e vendosjes se rendit dhe ligjit ne veri te Kosoves ka bere qe shume kriminile sic thote ai te veprojne lirshem ne kete pjese. Veprimi pa u ndeshkuar i ketyre personave qe ai i quan te rrezikshem ka bere qe edhe pjesetaret serbe te policise ne veri te hezitojne te ndermarrin veprime kunder tyre. Sipas ministrit Bajram Rexhepi ka pasur shume raste kur familjet e policeve te perkushtruar serbene veri jane kercenuar. Ai thote se misioni EULEX ka per detyre qe te shtyje gjerat perpara. Ne nje vendim te fundit te ministrise se Brendshme behet e ditur se Inspektorati i Policise se Kosoves do te ushtroje pergjegjesi shtese sa i perket ndjekjes penale ndaj punonjesve te Policise se Kosoves per ata qe nuk ushtrojne kompetencat ne perputhje me ligjin.

Autor Bekim Shehu.

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›