Atentat i ri kunder Bundesverit ne Afganistan

Ende nuk eshte mbushur java qekurse ushtaret gjermane rane viktima te nje atentati te pashembullt ne veri te Afganistanit. Tani talibanet e kane vene serish ne shenjester Bundesverin skena e atentatit eshte provinca Baghlan ne jug te Kundusit e cila vitet e kaluara eshte kthyer gjithnje e me shume ne nje zone rreziku per gjermanet.
Te enjten 2.6. ne mengjes rreth ores 1000 sipas ores lokale ndaj trupave gjermane ne Afganistan u krye nje atentat konfirmoi Bundesveri. Zedhenesi i guvernatorit te provinces Baghlan tha se sipas informacioneve te para rreth ngjarjes duket se atentati eshte kryer me nje eksploziv te fshehur ne buze te rruges
bdquoTrupat e huaja te stacionuara ne Baghlan ishin drejtuar per ne rajonin Gadeya. Kur kane arritur ne rajonin Amarkhel mjeti me te cilin udhetonin u godit nga nje shperthimi i nje bombe ne buze te rruges. Keto jane informacionet qe kam marre nga forcat e sigurise.
Sipas te dhenave te para fjala eshte per nje tank te Bundesverit te tipit Marder. Talibani mori menjehere pas ngjarjes pergjegjesine per antentatin. Eksplozivet e fshehur te ashtuquajturit IED jane kthyer ne nje arme vdekjeprurese ne duart e ekstremisteve pasi eshte shume e veshtire te dallohen me sy te lire dhe per kete arsye shume te veshtira te zbulohen gjate patrullimeve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga skena e atentatit kunder Bundesverit ne Talokan. Te shtunen e kaluar 28.6. si pasoje e nje shperthimi ne territorin e rezidences se governatorit ne Talokan u vrane dy ushtare te Bundesverit. Komandanti rajonal gjerman per veriun e Afganistanit Markus Kneip i cili merrte pjese ne nje takim te nivelit te larte ne Talokan u plagos lehte ne atentat. Hetimet e para te kryera nga sherbimi i fshehte afganas dhe nga trupa mbrojtese per Afganistanin ISAF tregojne se atentati ishte kryer me nje bombe te vendosur ne rezindencen e guvernatorit. Fillimisht ishte menduar se nje atentator vetevrases me uniforme te policise afgane kishte hehdur veten ne ere ne perfundim te takimit.
Nderkohe qe situata qe provincen Kundus eshte permiresuar dukshem gjate muajve te dimrit dhe talibanet jane debuar nga shume zona te provinces te cilat i kishin me pare nen kontroll njoftimet nga provincat fqinje jane tejet shqetesuese. Ne fillim te shkurtit ne provincen Baghlan nje ushtar afgan pati hapur zjarr ne nje kamp te Bundesverit dhe pati vrare tre ushtare gjermane.
Autor Kai Kuumlstner / E.Xhani
Redaktoi A. Dodi