Petrish: Kosovë-Serbi, jo shkëmbim territoresh
Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, ambasadori Volfgang Petrish deklaroi në një intervistë për BBC-në se shqiptarët, por edhe serbët duhet të mësojnë që të pranojnë diversitetin në shoqëritë e tyre. Ai tha se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është një zgjidhje në kohën e integrimeve europiane.
Sipas Petrish, kjo ide ndoshta mund të nxiste një dialog më të gjerë rajonal, me përfshirjen e politikanëve dhe të shoqërisë civile në Luginën e Preshevës dhe në Mitrovicë.
Deklaratat e tij pasuan qëndrimin e një ligjvënësi amerikan, Dana Rohrabacher, për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme në Ballkan.
Pyetjes nëse shkëmbimi i territoreve do të mund të ishte një zgjidhje për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ambasadori Petrish iu përgjigj jo. "Nuk e besoj se kjo është një zgjidhje. Kjo është një ide që i takon shekullit XX, kur është folur për shkëmbim popullsish. Kjo nuk funksionon. Në një Europë të bashkuar dhe të integruar duhet të ecet drejt pranimit të diversitetit", u shpreh ai.
Kjo, sipas Volfgang Petrish, është më e rëndësishmja dhe është ajo që shqiptarët e Kosovës duhet të mësojnë dhe gjithashtu është diçka që serbët duhet ta mësojnë.