Çeçeni, pesë policë të vrarë nga sulmi
Të paktën pesë policë kanë humbur jetën në një sulm në Çeçeni, një prej republikave të Kaukazit rus e përfshirë nga rebelimi. Lajmi për shpërthimin u njoftua nga agjencitë ruse të lajmeve. Agjencitë Ria-Novosti dhe Interfax, të cilat citojnë një burim policor, shprehen se policët u sulmuan të dielën në mbrëmje në një rrugë 21 kilometra nga Itum-Kale, në pjesën jugore të Çeçenisë.
"Kolona me tre automjete të policisë ka qenë objektivi i të shtënave me armë automatike dhe granata", bëri të ditur ky burim i cili nuk u identifikua, duke shtuar se pesë policë kishin vdekur dhe gjashtë të tjerë ishin plagosur.
Sulmet kundër përfaqësuesve të forcave të rendit janë të përditshme në Kaukazin rus, një rajon malor në jug të Rusisë i përfshirë nga një rebelim me prirje islamike dhe separatiste, i frymëzuar nga dy luftëra që janë zhvilluar në Çeçeni që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.