Petrit Gjeta kerkon demshperblim per 2 vite burg te padrejte

Petrit Gjeta nga Mirdita, prej muajsh pret zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Pukës, për të mësuar arsyen e mbajtjes se tij ne izolim për më shumë se 2 vjet.
E gjithë kjo, sipas prokurorisë, ka ardhur pas ngjarjes së ndodhur më 19 gushtit të 2011-s në fshatin Gjegjan të Pukës, ku 5 persona, mes tyre edhe vëllai i Petritit kanë rrahur barbarisht Bardhok Markun. Si pasoj e rrahjes, 43-vjeçari Marku ka humbur jetën, ndërsa policia e Pukës ka arrestuar disa persona, mes tyre edhe Petrit Gjetën.
Arrestimi i Gjetës, nga policia është justifikuar për faktin se ai nuk ka treguar për vendndodhjen e vëllait, edhe pse Kodi Penal nuk parashikon ngarkimin me përgjegjësi penale për moskallëzim krimi kur një nga pjesëtarët e familjes kryer një krim. Petrit Gjeta, edhe pse i liruar vazhdon të kërkoje drejtësi dhe dëmshpërblim për qëndrimin e padrejtë në qeli, ndaj dhe i është drejtuar gjykatës me një padi për ta dëmshpërblyer.