Nje maune merr para furgonin e pasagjereve ne Xibrake te Elbasanit
Kater vete humben jeten ne aksidentin tragjik rrugor në aksin Elbasan-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Xibrakë.
Shkak u be përplasja e një mauneje me një furgon pasagjerësh, ku përveç 4 të vdekurve, ka edhe të plagosur. Tre nga viktimat jane femra dhe nje eshte mashkull.
Furgoni taksi me targa të Librazhdit 001 i drejtuar nga Eduard Askurti u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë me targa KO 7579 B.
Më parë ai është përplasur me një "BMV" me targa AA 971 EA dhe në tentativë manovrimi furgoni ka përfunduar në një përplasje frontale me kamionin.
Është dashur ndërhyrja e repartit të zjarrfikësve për afro 90 minuta qe te mundesohej nxjerrja e trupave pa jetë nga furgoni i aksidentit.
Dyshohet si shkak eshte parakalimi i gabuar i mjetit "BMV" ndaj kamionit që udhëtonte në drejtim të Korcës.
Policia ka identifikuar kater viktimat e aksidentit, konkretisht kane humbur jetën Feta Çela, 50 vjeç dhe bashkëshortja Ryfete Çela, 48 vjeçe te dy nga Elbasani. Ndersda dy viktimat e tjera jane nene e bije, Nasipe Shehi 49 vjeçe. Salushe Kullafi 69 vjeçe.