E Diel, 1 Nëntor 2026

Petrit Vasili thirrje qeverisë: Gjendja në Spitalin Ushtarak kritike, të merren masa urgjente

Nënkryetari i Lëvizjes Socilaiste për Integrim dhe deputet i zgjedhur,Petrit Vasili, ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat në lidhje me gjëndjen kritike në Spitalin Ushtarak.

Në deklaratën e tij, Vasili ka ngritur shqetësimin për situatën në Spitalin Ushtarak e cila sipas tij është mjaft krikitike dhe ka vështirësi të mëdha sidomos në funksionimin e repartit të traumas.

Nënkryetari i LSI-së i ka bërë apel qeverisë të marrë masa emergjente për të zgjidhur situatën alarmante në të cilën ndodhet ky spital.

Vasili është pyetur gjithashtu edhe për kalimin e godinës së SHQUP-it si seli e Partisë Demokratike.

Në lidhje me këtë çështje, nënkryetari I LSI-së është shprehur se duhet verifikuar ligjshmëria e të gjitha vendimeve dhe nëse është shkelur ligji, atëherë patjetër që duhet të mbahet qëndrim.

Duhet verifikuar ligjshmëria e vendimeve, nëse është shkelur ligji të mbahet qëndrim.Tensionimi i kërkuar nga Berisha nuk është pjesë e diskursit tonë politik. Mbi çështjene SHQUIP-it do të hidhet dritë në kohën e duhur. Duhet skaner juridik për tjetërsimin e pronës së SHQUP-it. Ky konflikt është stisur për të vënë në qendër të vëmendjes, Sali Berishën, u shpreh Vasili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›