Petro Koci Bashkohem me PS-ne po plotesoi kushtet
15/11/2010Petro Koci dhe PSV eshte gati ti bashkohen Partise Socialiste dhe koalicionit te saj ne rast se kjo e fundit u permbahet disa kushteve te cilat kane te bejne kryesisht me reformen ne sistemin zgjedhor dhe reformimin e institucioneve kushtetuese. PSV i konsideron si nje ndryshim te shumepritur ne partine me te madhe te se majtes mesazhet autokritike dhe integrimin organizativ ne forumet drejtuese te PS-se te disa perfaqesuesve te kontributeve dhe vlerave socialiste nder vite. Duke shpresuar se kjo rruge e re e saponisur do te vazhdoje me sinqeritet e me hapa te tjere te domosdoshem ne socialistet e PSV rishprehim vullnetin tone te njohur politik per bashkepunim parimor me PS PSD PDS dhe organizatat e tjera te majta opozitare. PSV gjykon se bashkepunimi ndersocialist duhet te orientohet ne ndertimin e kohezionit elektoral te se majtes ne funksion te fitores se zgjedhjeve vendore e politike katarsisin demokratizimin dhe pluralizimin e sistemit zgjedhor rindertimin qeverises dhe reformimin kushtetues ne funksionimin drejtimin dhe marredheniet mes institucioneve shteterore dhe politike te vendit. PSV do te kontribuoje ne te gjitha ato aksione politike te Opozites se Bashkuar qe u sherbejne qellimeve te mesiperme thuhet ne deklarate.