Vjedh ne shtepine e vellait arrestohet 41-vjecari
Policia ka arritur te arrestoje autorin e vjedhjes se baneses se nje personi tre muaj me pare ne qytetin e Lacit. Grabitesi ka qene pikerisht vellai i tij pronarit te shtepise i cili ne muajin gusht pasi kish hyre ne banese dhe kish marre prej andej kater celulare me vlere 38 mije leke. Grabitja jo e zakonte eshte kryer nga 41 vjecari Lulezim Sallaku banues ne lagjen Nr. 5 Sanxhak te Lacit. 41-vjecari ka hyre ne banesen e vellait te tij me B.S prej nga ka marre dhe telefonat. Pas ngjarjen vellai ka hedhur dyshime per vjedhjen derisa ka vendosur ta denoncoje ne polici te afermin e tij per grabitjen e celulareve.
Pak dite me pas Prokuroria e Lacit ka nisur dhe procedimin penal nga Sollakut nderkohe qe ende nuk ishte ndalur nga policia. Vetem paraditen e djeshme forcat e policise kane rene ne gjurmet e 41-vjecarit dhe e kane arrestuar ata. Pas verifikimit te te dhenave dhe deshmive te para 41-vjecari ka pranuar se ai eshte autori i vjedhjes se baneses se vellait te tij me iniciale B.S.