E Diel, 1 Nëntor 2026

Deri ne 2015-en do te strehohen 9 500 familje

15/11/2010Parashikimi i fondeve ne Programin Buxhetor Afatmesem 2011- 2013

Ministria e Puneve Publike do te realizoje 53 per qind te nevojave

Ministria e Puneve Publike parashikon te strehoje nepermjet programeve te saj rreth 9 500 familje qe kane aplikuar ne bashkite perkatese. Programi i strehimit qe do te zbatoje ky dikaster sipas Programit Buxhetor Afatmesem 2011- 2013 parashikojne te zgjeroje zbatimin e programeve sociale te strehimit nga bashkite per te mundesuar akses ne strehim per 9 500 familje duke realizuar 53 per qind te nevojave deri ne vitin 2015 krahasuar me 1 per qind realizuar ne vitin 2009. Gjithashtu ky program do te asistoje 58 bashki te arrijne standardet e nevojshme per tu financuar deri ne 2015-en dhe do te siguroje financim per projekte pilote per rehabilitimin e banesave duke synuar permiresimin e rreth 500 bashkepronesive deri ne vitin 2015. Nga ana tjeter ne zbatim te Strategjise Rome parashikohet qe te rritet dhe permiresohet sistemi i shperndarjes dhe monitorimi i fondeve per bashkite per permiresimin e kushteve te 60 per qind te familjeve deri ne vitin 2015 krahasuar me 0.5 per qind te realizuara deri ne 2009-en. Me konkretisht ne vitin 2011 ky program do te siguroje kushtet per strehimin e 7 per qind te familjeve qe kane aplikuar prane bashkive dhe permiresimin e kushteve te banimit per rreth 4 per qind familje rome te evidentuara. Ne vitin 2012 do te sigurohen kushtet per strehimin e rreth 31 per qind te familjeve qe kane aplikuar prane bashkive dhe ne 2013-en do te sigurohet strehimi per 34 per qind te familjeve. Gjithashtu parashikohet financimi i studimeve dhe projektimeve urbanistike ne kuader te planifikimit te territorit kontraktimi e perfundimi i planeve ne qytetet Korce Gjirokaster Lushnje e Berat si dhe krijimi i regjistrit te Planifikimit te Territorit. Politikat e programit synojne te sigurojne zbatimin e programeve te strehimit me synim permiresimin e aksesit ne strehim te perballueshem te siguroje zbatimin e strategjise per permiresimin e kushteve te jeteses se komunitetit rom te siguroje bazen ligjore institucionale dhe financiare per ruajtjen dhe permiresimin e vleres se stokut te banesave. Ne fushen e planifikimit urban synojne zhvillimin e qendrueshem te vendbanimeve reduktimin e degradimit te bregdetit dhe permiresimin e menaxhimit urban realizimin e politikave kombetare per aktivitetin e legalizimit urbanizimit dhe integrimit te ndertimeve informale ne perputhje me programin e qeverise per reformen mbi pronesine.

Familje qe perfitojne kredi me interes 3 prane BKT

Familjet qe perfitojne kredi me interes 3 subvencionohen per pjesen e mbetur te interesit. Objektivat e ketij projekti jane te siguroje kushtet per strehimin e rreth 9 per qind te familjeve qe kane aplikuar prane bashkive ne vitin 2010 ose 902 familje 7 per qind te familjeve ne vitin 2011ose 695 familje rreth 31 per qind te familjeve ne 2012 ose 857 familje dhe rreth 34 per qind te familjeve ne 2013 ose 551 familje.

Familje qe perfitojne kredi me interes 0 prane BKT

Familjet qe perfitojne kredine me interes 0 subvencionohen per pjesen e mbetur te interesit. Objektivat e programit jane qe te siguroje kushtet per strehimin e rreth 9 te familjeve qe kane aplikuar prane bashkive ose 307 familje ne vitin 2010 strehimin e 7 te familjeve ne vitin 2011 ose 257 familje rreth 31 te familjeve ne 2012 ose 292 familje dhe strehimin e rreth 34 te familjeve ne 2013 ose 125 familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›