E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petro Koci, kryetari i PSV '91

Petro Koci deklaroi se tashme partia qe ai drejton do te quhet, Partia Socialiste e Vertete '91, pas refuzimit nga gjykata per emrin fillestar PS'91. Ai sqaroi se sipas ligjit gjykata eshte e detyruar te jape pergjigje per formimin e nje partie brenda nje muaji pas depozitimit te kerkese, ndersa pergjigja e tyre ka ardhur pas 3 muajsh. "Permbajtja e refuzimit per emrin eshte i paqendrueshem. Kemi respektuar vendimin e gjykates dhe kemi bere ndryshimet e duhura. Ne rastin tone kemi te bejme me fitoren e nje beteje ndaj nje mafieje, qe ka kapur te gjitha llojet e pushteteve, ku perfshihet edhe rasti i gjyqtarit qe ka marre persiper ceshtjen tone", tha Koci. Sipas tij, PS, eshte fotokopje e PD-se. "Ne jemi per politike parlamentare, kerkojme nje politike ndryshe", theksoi Koci. Sa i perket formimit te strukturave te PSV'91, Koci tha se do kene nje konference kombetare para zgjedhjeve, por sigurisht qe do te kene nje sere aktivitetesh per te realizuar perfaqesimin e duhur ne qarqe dhe ne Parlament. Ai deklaroi se brenda marsit, kjo parti do kete listen e kandidateve per deputet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›