E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezull nisma e zgjerimit te rrethit te perfituesve

Ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, ka mbetur ende pezull nisma ligjore per ndryshimin e ligjit, per demshperblimin e ish-te perndjekurve politike. Deputeti demokrat, Astrit Bushati, kerkon qe te rritet rrethi i perfituesve te demshperblimit nga statusi. Bushati propozon qe te ndryshoje, Neni 8, i cili percakton rrethin familjar, te ish-te denuarve politike per perfitimin e demshperblimit. "Per personat qe nuk kane familjare sipas ketij ligji, familjare do te konsiderohen dhe vellezerit dhe motrat e tyre, si dhe femija/femijet e ketyre vellezerve dhe motrave", thuhet ne nismen ligjore, qe mbeshtetet nga te gjithe deputetet, por dhe Ministria e Drejtesise. I vetmi institucion qe e ka pare me shume skepticizem kete nisme, eshte Ministria e Financave, e cila u shpreh se duhet llogaritur me pare se cila do te jete kostoja financiare, qe shteti duhet te perballoje per rritjen e numrit te perfituesve. Madje sipas ketij institucioni, nese rrethi zgjerohet, rrezikohet ndarja e fondit per ish-te perndjekurit. Komisioni ka pezulluar shqyrtimin e kesaj nisme, derisa Ministria e Financave, ta rishikoje dhe njehere dhe te jape vleresimet perfundimtare per te. Deputetet e te gjitha forcave politike, u shprehen dakord per nje ndryshim te tille te ligjit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›