E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petrovci në Tiranë

Pas dramës kombëtare “Darka e Gabuar”, regjisori Fatos Haxhiraj sjellë në Teatrin Kombëtar në Tiranë komedinë “Art” të autores franceze Jasmine Reza. Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 12:12

Shfaqja, që në qendër të saj ka ndjenjën e miqësisë, jepet të premten.

"Në idenë kryesore të veprës është miqësia, toleranca, edhe mundësia për ta ruajtur këtë miqësi. Është shumë gjë e vështirë, siç do ta shihni vetë, që të gjesh një mik të vërtetë", theksoi regjisori Haxhiraj.

Regjisori rolet ua ka besuar Bujar Asqeriut dhe Artan Imamit, ndërkaq nga Kosova ka sjellë edhe aktorin Enver Petrovci.

"Unë kam një kompleks të madh të gjuhës, ndaj kam ardhur dhe u kam thënë kolegëve se nëse nuk arrij që të jem i suksesshëm, atëherë do të më lejoni që unë të largohem nga ky projekt. Kolegët pranuan, erdhi koha e premierës dhe unë nuk u tërhoqa, gjë që më vjen mirë", pohoi Petrovci.

Komedia “Art”, bazohet në jetën e tre personazheve të ndryshëm, por edhe miq. Ngjarjet zhvillohen njëkohësisht nëpër shtëpitë e secilit, dhe ato dëshmojnë një këndvështrim ndryshe për spektatorin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›