E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petroviç kandidat për stolin e kombëtares

Tiranë - Boshnjaku Ljupko Petroviç është një nga kandidaturat më të mundshme për të marrë drejtimin e përfaqësueses shqiptare të futbollit. Tekniku 61-vjeçar ka drejtuar Cervena Zvezdën në vitin 1991, kohë në të cilën kjo skuadër fitonte Kupën e Kampioneve.

Petroviç është një nga futbollistët më të mirë jugosllavë të plejadës së viteve ’70. Në karrierën e tij ai ka drejtuar klube futbolli në Bosnje, Serbi, Spanjë, Uruguaj, Bullgari, Austri dhe Kinë. Së fundmi trajneri boshnjak ka drejtuar skuadrën e Vojvodinës në kampionatin serb.

Ljupko Petroviç e njeh shumë pak futbollin shqiptar, megjithatë ai mbetet një nga më të preferuarit e presidentit të FSHF-së, Armando Duka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›