E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria do të presë Qipron në një miqësore

Tiranë - Përfaqësuesja shqiptare e futbollit arrin të sigurojë një tjetër ndeshje miqësore, ku përballë do të ketë Qipron më 12 gusht në Tiranë. Ky takim vjen përpara përballjes së 9 shtatorit me Danimarkën në kuadër të eliminatoreve të botërorit “Afrikë e Jugut 2010”.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk e ka caktuar ende trajnerin e ri, i cili do ta drejtojë kombëtaren në ndeshjet e mbetura të këtyre eliminatoreve dhe në ato të evropianit 2010.

Megjithatë, cilido qoftë ai, të garantuar ka edhe ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë më 10 qershor. Gjithashtu, përfaqësuesja jonë do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me Skocinë në fillim të muajit tetor.

Deri në fillimin e eliminatoreve të evropianit 2012, trajneri i ri do të ketë në dispozicion gati 10 takime për të njohur lojtarët me të cilët do të do të organizojë fushatën e këtij evropiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›