Petroviq: Serbia e njeh Kosovën me “Mercedesin e zi”

Një ditë pasi mediet serbe e kanë bërë publike letrën që zëvendësdrejtori i Zyrës për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në regjion në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vlajkoviq, ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës, si kërkesë për financimin e filmit “Crni mercedes”(“Mercedesi i zi). Në zyrën e kryeministrit kosovar, pranojnë se kanë pranuar një letër të tillë dhe se ajo po shqyrtohet.
Por përderisa përgjigja rreth asaj nëse Qeveria e Kosovës do të hyjë në këtë bashkëprodhim, për pranuesin e letrës, slobodan Petroviqin. zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, dërgimi i saj nga një zyrtar i Qeverisë së Serbisë, është një pranim i shtetësisë së Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar.
“Këtë e shoh si një lloj njohjeje të ndërsjellë. Një projekt i tillë normalisht që ndikon në përmisimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka thënë Petroviq, shkruan Koha Ditore.
Në një bisedë për gazetën, Petroviq, ka thënë se me letrën nga Vlajkoviqi e ka pranuar javën e kaluar dhe për të e ka njoftuar kryeministri Thaçi.
“Kjo është hera e parë që komunikohet në këtë formë midis Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Petroviq. Për këtë lloj komunikimi, sipas tij, ka qenë i befasuar për të mirë edhe vetë kryeministri Thaçi./Indeksonline/