E Diel, 1 Nëntor 2026

Peza: Berisha presion politik ndaj meje dhe familjes

Deputeti socialist Dashamir Peza, deklaron se pas shembjes se pallatit eshte skema e presionit politik qe kryeministri Berisha ben ndaj tij, ndersa kunati i tij eshte viktime e agresionit politik. "Ketu po ndodh nje akt politik, jo nje akt qe ka te beje me vendosjen e ligjit. Nje sjellje abuzive e hapur ne kundershtim me ligjin, duke perdorur dhune e shtetit kunder nje propagande politike, dhune ndaj deputeteve PS. Kam ardhur si qytetar dhe deputet i PS, jo per te mbrojtur kunatin tim, por faktin qe kunati im eshte viktime e agresionit politik. Eshte nje agresion politik ndaj meje dhe familjes time",- deklaroi Dashamir Peza, i ndodhur afer pallatit 12-katesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›