E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperndaresit alarmojne Antidrogen

Elbasan- Shperndaresit e droges vene ne alarm Policine e Elbasanit. Prej nje muaji, Antidroga ne kete qark ka ndermarre nje operacion te koduar "Finalizimi 7", me qellim goditjen e te gjitha grupeve qe veprojne ne fushen e shitjes se narkotikeve ne rruge, dyqane, lokale dhe ambiente publike. Brenda nje muaji jane arrestuar 7 persona, ku me i fundit, diten e djeshme. Rreth ores 03:00 te mengjesit eshte kapur ne flagrance i dyshuari Ahmet Kushi, 19 vjec, banues ne lagjen "5 Maji". Gjate kontrollit personal te ushtruar i jane gjetur dhe sekuestruar, nje pako e vogel transparente ngjyre kafe te celur, me nje sasi prej 0,2 grame heroine dhe rreth 18.250 leke qe dyshohet se jane siguruar nga shitja e narkotikut. I dyshuari ka mohuar akuzen duke u shprehur se ishte perdorues, ndersa priten analizat laboratorike per te provuar kete deshmi. Kontrolli ka vijuar me tej ne banesen e 19-vjecarit, ku u gjet nje qese plasmasi me ngjyre te verdhe, brenda se ciles u konstatua nje sasi kanabis sativa, me peshe 234 grame dhe nje pako celefoni me 0,4 grame heroine. Burime zyrtare thane se Kushi ka qene ne ndjekje te agjenteve prej disa javesh, derisa eshte mundesuar kapja e tij ne flagrance. Gjate kesaj kohe blute e Elbasanit deklaruan se kane kryer gjashte operacione me 7 te arrestuar dhe nje vajze te shpallur ne kerkim, per "prodhim dhe shitje te narkotikeve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›