E marrin peng dhe tentojne ta zhdukin
Durres- E marrin peng per nje fjale goje dhe pas rrahjes, tentojne ta mbysin me gjithe makine ne lumin Erzen. Marredheniet e tensionuara mes dy grupeve ne Katund te Ri te Durresit, kane degjeneruar deri ne dhune fizike dy dite me pare. Nje 25-vjecar me inicialet H. C., ka denoncuar ne polici tre te dyshuarit, per heqje te paligjshme te lirise dhe keqtrajtim, ndersa shkak jane bere batutat prej "te fortesh" mes paleve. Dy nga te dyshuarit, tregtari Bajram Vrioni 41-vjec dhe i afermi i tij, Gentian Vrioni 30-vjec, murator, u ndaluan menjehere pas denoncimit, kurse ne kerkim u shpall edhe Selim Leba, 19-vjec, te tre banues ne lagjen "Erzen".
Burime zyrtare te Policise se Durresit, bene me dije dje se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, tre te dyshuarit, per motive te dobeta kane marre me force peng, nen kercenimin e armeve ne vendin e quajtur Katund i Ri, 25 vjecarin H. C., banues ne fshatin Fllake. Sipas deshmise se te demtuarit, ai ka qene duke udhetuar mbremjen vone te se dieles me nje automjet tip "Audi" pa targa, kur i kane dale perpara tre te dyshuarit qe i zune rrugen. Duke e kercenuar me arme e kane futur ne nje bilardo, prone e tyre, duke e mbajtur afro 10 minuta. Shkak sipas rrefimit te 25-vjecarit ne komisariat, jane bere perplasjet e perseritura me fjale mes tyre per shitje mendsh, kryenecesi apo fyerje te ndryshme. Me tej, tre agresoret e kane gjuajtur me shkelma e grushte, duke i shkaktuar plage te lehta ne trup dhe nen kercenimin e armeve, e kane futur ne automjetin tip "Benz 270", me portobagazh, me ngjyre gri dhe targa italiane, prone e Gentian Vrionit, me qellim hedhjen ne lumin Erzen. Po per fat te mire makina nuk eshte fundosur dhe 25-vjecari ka shpetuar me plage te lehta.
Menjehere ai i eshte drejtuar per denoncim ne Komisariatin e Durresit gjate dites se hene, duke rrefyer pengmarrjen dhe tentativen per ta zhdukur.
"Ne lidhje me kete ngjarje jane kryer te gjitha veprimet e para hetimore, por nuk ka rezultuar qe autoret te kene pasur apo perdorur arme, si dhe eshte bere shpallja ne kerkim e Selim Lebes, i denuar me pare per "armembajtje pa leje", njoftoi policia vendore. Konfirmohet shkaku i grindjes, perplasjet mes te rinjve dhe sherret e vazhdueshme per motive banale. Gjate marrjes ne pyetje dy te dyshuarit Bajram dhe Gentian Vrioni, kane mohuar akuzen e "heqjes se paligjshme te lirise, te kryer ne bashkepunim", duke e quajtur denoncimin dhe historine e te demtuarit nje sajese.
Te arrestuar:
Bajram Vrioni 41-vjec, Katund i Ri
Gentian Vrioni 30 vjec, katund i Ri
Ne kerkim:
Selim Leba 19-vjec, Katund i Ri
I demtuar:
H. C. 25-vjec, Fllake
Akuza:
"Heqje e paligjshme e lirise, e kryer ne bashkepunim"