E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohen 5 punonjës policie për ushtrim dhune

Prokuroria e Tiranës, pas katër muajsh hetim, çoi dosjen në gjykatë, duke kërkuar pezullim nga puna për efektivët e patrullës së përgjithshme.

Ata akuzohen për veprime arbitrare, duke shkelur kështu rregulloren e policisë. Efektivët i kundërshtuan akuzat e ngritura ndaj tyre. Ngjarja për të cilën akuzohet punonjësit e policisë, ka ndodhur më 18 shkurt të këtij viti në një lokal në zonën e Tiranës së Re, ose vendi i quajtur “Pallati me Shigjeta”.

Në atë kohë, forcat e rendit së bashku me komandantin e grupit, kanë ushtruar dhunë ndaj disa personave. Avokati Ardian Visha, tha se vendimi do të apelohet në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se efektivët kanë reaguar pasi janë kundërshtuar me dhunë të ndalurit, të cilët po prishin qetësinë dhe rendin publik. /Start/

                                                                                             2012-06-21 08:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›