Antonis Samaras betohet si kryeministri i ri i Greqsë

Ceremonia e betimit u bë pak pasi ai nënshkroi marrëveshjen e koalicionit me dy partitë e majta. Samaras u betua gjatë një ceremonie para priftërinjve ortodoksë grekë në Athinë.
Ai u zotua se qeveria e tij do të bëjë gjithçka është e mundur të kalojë krizën e jashtëzakonshme ekonomike që ka tronditur eurozonën.
“Nesër do të kërkoj që të krijohet qeveria e re – do të punojmë fort në mënyrë që t’u japim shpresë njerëzve tanë”, tha Samaras.
Marrëveshja për koalicion vjen pas disa javë paqartësish, pasi partitë dështuan të merren vesh për formimin e një qeverie pas zgjedhjeve të 6 majit.
Qeveria e re pritet të vazhdojë menjëherë punën për rinegocimin e marrëveshjeve me Bashkimin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar në mënyrë që të lehtësohen kushtet e vëna në këmbim të dorëzanive./Start/F. P/
2012-06-20 16:51