E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pezullohen nga detyra tre punonjës në burgun e Peqinit, lejuan drogën brenda ambienteve

Tre punonjës të burgut të Peqinit janë pezulluar nga detyra pasi lejuan futjen e lëndëve narkotike brenda ambienteve të burgut.

Sipas policisë “shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë lejuar futjen e lëndëve narkotike në IEVP Peqin me qëllim shitjen dhe përfitimin e vlerave monetare, kjo e kryer në kohë dhe periudha të ndryshme. Veprimtaria e paligjshme është dokumentuar në të paktën tre raste nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve”, thuhet në njoftim.

Masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”  u dha ndaj personave nën hetim:

S.G me funksion punonjës i rolit të mesëm në IEVP Peqin

S.G me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin

Xh.B me funksion punonjës i rolit bazë në IEVP Peqin

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›