E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dyshohet për porositjen e 2 vrasjeve, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Suel Çelës për heqjen e masës “arrest me burg”

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për masën “arrest me burg” për Suel Çelën, i cili dyshohet për porositjen e vrasjes së dy personave.

Sules Çela, i cili ndodhet në arrati, ka kërkuar përmes avokatëve të tij heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, por kjo e fundit ka vendosur ta rrëzojë këtë ankimim.

Masa e GJKKO ndaj Suel ♀Çelës u dha pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, ku sipas tyre ai kishte porositur 2 vrasje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›