E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet dënimi me varje për Sakineh

Zhvillim i ri në çështjen e Sakineh. Autoritetet iraniane kanë ndërprerë ekzekutimin e dënimit me vdekje të Sakineh Mohammadi Ashtiani, e shpallur fajtore për tradhëti bashkëshortore dhe bashkëpunim në vrasjen e të shoqit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Komisionit Parlamentar Iranian për të drejtat e Njeriut, Zohre Elahian, në një letër për presidentin brazilian Dilma Rousseff.

Më parë Sakineh ishte dënuar me ekzekutim me gurë, gjë që u anulua pas një reagimi ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje, por në një moment të dytë u vendos që ajo të varej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›