Eurozona, mund të rritet fondi për shpëtim nga kriza
Ministrat e Financave të 17 vendeve të eurozonës, do të takohen këtë të hënë në Bruksel, ku do të bisedojnë për mundësinë e zgjerimit të ombrellës së shpëtimit për vendet me probleme të mëdha buxhetore.
Në takim do të diskutohet për forcimin e fondit për kriza, që është mbështetur edhe nga ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble. Mirëpo qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesën e Bankës Qendrore Evropiane për shtimin e këtij fondi.
Deri tani vetëm Irlanda ka kërkuar kredi prej 750 miliardë eurosh nga fondi, i cili është krijuar për vendet në krizë.