E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Me kërkesë të Prokurorisë Berat, është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Ai po hetohet për shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve, Sulejmani dyshohet se ka transferuar në mënyrë të paligjshme oficerë të policisë gjyqësore, në kundërshtim me ligjin. 

“Po kështu, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës”, thuhet në kërkesën e prokurorisë. 

RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›