E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Tani,zgjedhje të lira

Tiranë-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi mbrëmjen e shkuar se anëtarësimi në NATO, nuk do të kishte kuptim pa zgjedhje të liria dhe të ndershme. “Shqipëria në NATO nuk mund të kuptohet pa të drejtën e votimit të lirë. Ne duhet ta garantojmë për të gjithë në këtë vend këtë të drejtë themelore, e cila as nuk mund të blihet por as nuk mund të shitet”, theksoi Rama gjatë koncertit festiv të organizuar nga bashkia me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e madhe të Atlantikut të Veriut.

Kreu socialist theksoi para qytetarëve, se asnjë popull nuk ka qenë më i bashkuar se shqiptarët, të cilët nuk nguruan në asnjë moment për t’u bashkuar me NATO-n.

“Sot është një ditë historike për Shqipërinë. Sot është dita për tu kujtuar se jeta jonë nuk ka qenë gjithmonë kështu, është dashur të kalojmë shkretëtirën dhe të mbijetojmë diktaturën komuniste”-vijoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›