E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr me armë në Kamëz, plagoset kalimtari

Dy persona kanë mbetur të plagosur paraditen e sotme gjatë një sherri me armë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës.

Sherri mes Bajram Çekut dhe Xhevahir Bajraktarit ka ndodhur për motive të dobëta rreth orës 10:00. Çeku ka nxjerrë armën dhe ka tentuar të vrasë Bajraktarin, gjatë kohës që ndodheshin në një lavash makinash, shkruan noa.

Plumbat kanë goditur Xhevair Bajraktarin dhe një kalimtar të rastit në zonën e Kamzës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar Bajram Çekut, i cili u kap teksa fshihte armën e krimit në banesën e tij.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Mjekët bëjnë të ditur se Xhevair Bajraktari ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa gjendja shëndetësore e kalimtarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia, paraqitet më e mirë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›