E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pheniani shqetëson Ban Ki Moonin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon u shpreh shumë i shqetësuar nga njoftimi i hedhjes në hapësirë të satelitit veri-korean në dhjetor, që mund të rëndojë situatën në rajon, bënë të ditur burime në OKB.

Ban Ki-Moon beson se ky lëshim do të shkelte rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

"Sekretari i Përgjithshëm i ka kërkuar Phenianit të rishqyrtojë këtë vendim dhe të pezullojë të gjitha aktivitetet lidhur me programin e raketave balistike", theksuan burimet zyrtare.

Koreja e Veriut ka instaluar në bazën në Sohae, në veriperëndim të vendit, elementët e parë të raketës, që pritet të lëshohet gjatë këtij muaji.

Pheniani njoftoi disa ditë më parë lëshimin në hapësirë të një rakete, për të vendosur në orbitë një satelit vëzhgimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›