E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndonjëherë më vjen ta vras Balotellin

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta ka bërë shaka duke thënë se ka raste kur dëshiron ta vrasë Mario Balotellin, pas sjelljeve të pahijshme dhe mungesës së pjekurisë të sulmuesit italian.

“Që kur Mario ka arritur këtu, ka bërë gjëra pozitive dhe negative. Ai është lojtar, person po ashtu, i cili është mjaft i vështirë të kuptohet sepse nuk e dini kurrë se çka do të bëjë ai. Si lojtar jo gjithmonë e ke në këmbë atë që e ke në kokë dhe Mario është tip i tillë karakteri. Si bashkëlojtar ndonjëherë qesh me atë që bën, por ndonjëherë më vjen ta vras. Por, në fund mund të them se është person i mirë”, tha 27 vjeçari për Omnisport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›