E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca voton dekretet e Nishanit

01-04-2013 / Gazeta 55

Mazhoranca miraton me vullnet unanim dekretet e Presidentit Nishani. Kandidatura e Xhezair Zaganjorit për anëtar të Gjykatës së Lartë u votua me 76 vota "pro", ndërsa Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj te Gjykata Kushtetuese u votuan përkatësisht me 73 vota dhe 76 vota “pro”


-- Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare, ka votuar për tre dekretet e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në votimin e parë është miratuar dekreti i presidentit për emërimin e Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës së lartë.


Votimi i Xhezair Zaganjorit është bërë me 76 vota pro, 1 votë kundër dhe 31 abstenim. Kundër Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës së lartë, ka votuar vetëm deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Në votimin e dytë është miratuar dekreti i presidentit për emërimin e Gani Dizdarit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.


Votimi i Gani Dizdarit është bërë me 73 vota “pro”, 2 vota kundër dhe 30 abstenim. Kundër Gani Dizdarit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kanë votuar deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Ndërkaq, gjyqtari Besnik Imeraj për te Gjykata Kushtetuese u votua me 76 vota “pro”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›