Philip Reeker sot viziton Shkupin

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker do të vizitojë për vizitë në Shkup, pas vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd.
Në vizitën e tij në Maqedoni, Zëvendës-ndihmës sekretari për Evropë dhe Evroazi, Reeker do të zhvillojë takime me kryeministrin Nikolla Gruevski, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
Integrimi i Maqedonisë në strukturat evroatlantike, dialogu i brendshëm politik dhe vazhdimi i procesit të reformave, do të jenë çështjet që do të diskutohen në takimet e Riker me liderët politik në Shkup.
Ndërkaq, vizita e Reekerit në Prishtinë ka pasur në qendër të vëmendjes vazhdimin e dialogut midis të dyja vendeve dhe respektimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të negociatave në Bruksel.