E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në rrethrrotullimin e Shkozetit, vdes 35-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkozet ku automjeti me targa AA 289 AA i cili drejtohej nga 35-vjeçari Fredi Shaba është përplasur me rrethrrotullimin dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
 

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›