Phoenix barazon

Phoenix e ka barazuar serinë e ndeshjeve finale të Konferencës Perëndimore ndaj Lakers në 2-2, në një lojë spektakolare. Bankina e Suns ishte vendimtare në këtë takim, pasi që lojtarët rezervë së bashku shënuan plot 54 pikë për fitoren e rezultat 115-106.
“Skuadra jonë e dytë është mjaft e bashkuar. Ajo dha maksimumin, edhe pse mendoj se kontribuoi më shumë në mbrojtje sesa në sulm”, ka thënë trajneri i Phoenix, Alvin Gentry. Në anën tjetër, trajneri Phil Jackson i shpjegoi shkaqet e humbjes së skuadrës së tij.
“Problemi ynë është në mbrojtje, jo në sulm. Llogarisnim ta fitonim së paku një lojë këtu në Phoenix, por nuk ia dolëm të luanim më mirë se ata”, tha Jackson. Te Los Angeles nuk kanë mjaftuar 38 pikët e Kobe Bryant.
Phoenix-Lakers 115-106
Phoenix: Stoudemire 21
LA Lakers: Bryant 38