E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria përparon një pozitë

Kombëtarja shqiptare ka përparuar për një pozitë në renditjen më të re të FIFA-s, e cila u publikua të mërkurën në mesditë.

Kuqezinjtë gjenden në pozitën e 79-të, me 406 pikë të grumbulluara, pas Zelandës së Re (78) dhe përpara Irakut (80).

Natyrisht, në këtë renditje nuk janë llogaritur ndeshjet e fundit miqësore, ku Shqipëria shënoi fitore ndaj Malit të Zi me rezultat 1:0.

Prinë Brazili

Ndërkaq, në renditjen e përgjithshme të FIFA-s të fundit para Botërorit 2010, vazhdon të prijë Brazili, me 1611 pikë, përpara kampionit të Evropës, Spanjës, që ka 1565 pikë. Në tetë pozitat e para nuk pati ndryshime, derisa Franca dhe Kroacia u ndërruan vendet në top 10.

Renditja e FIFA-s
1. Brazili 1611
2. Spanja 1565
3. Portugalia 1249
4. Holanda 1231
5. Italia 1184
6. Gjermania 1082
7. Argjentina 1076
8. Anglia 1068
9. Franca 1044
10. Kroacia 1041
------------------------
79. Shqipëria 406

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›