Phoenix fiton sërish, Bucks nuk njohin pengesë edhe pa Antetokounmpo

Seria e fitoreve të Phoenix Suns vazhdon në natën e NBA, mposht Indiana Pacers 113-103 dhe arrin suksesin e gjashtë radhazi. Fitorja që vjen pavarësisht natës së keqe të gjuajtjeve të Booker (0/6 nga tre dhe 11 pikë), mungesës së Ayton dhe lëndimet e Payne dhe Croëder gjatë garës (të dy për probleme me kyçin e dorës).
Fitorja e tretë radhazi për Milwaukee Bucks, të cilët edhe pa Antetokounmpo mundën Sacramento Kings 133-127: Khris Middleton realizon 12/20 nga fusha dhe 5/7 për tre, duke përfunduar me 34 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime. 26 pikët e Holiday ishin gjithashtu vendimtare.