E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pi fostoksinë, vdes 19 vjeçarja

Një vajzë e re nga fshati Kodër Thumanë në Krujë ka gjetur vdekjen gjatë ditës së sotme në ambientet e Spitalit Ushtarak në kryeqytet.

Nga të dhënat paraprake viktima e identifikuar si Sofie Hasani 19 vjeç është gjetur nga familjarët duke dhënë shpirt, çka ka bërë që të dërgohet me urgjencë në drejtim të spitalit, shkruan noa.

Por sapo ka mbërritur në duart e bluzave të bardha, vajza e re nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë. Nga hetimet e para të policisë dyshohet se Sofia ka pirë fostoksinë, ndërsa vijon puna për zbulimin e shkaqeve që e kanë çuar të ndërmarrë një veprim të tillë./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›