E Diel, 1 Nëntor 2026

Piace e ulur

Ne emisionin e fundit Opinion te gazetarit Blendi Fevziu kryeministri Berisha permendi emra dhe dha hollesira te pazakonshme ne lidhje me aferat dhe transaksionet e lakuara dendur ne shtyp dhe ne tribunat politike gjate kesaj vere. Ne mbrojtjen frontale te te akuzuarve nga kampi i tij ai shkoi deri atje sa ti bente me dije publikut se biznesmeni demokrat Rrahman Selmanllari i prezantuar si militant i flakte i Partise Demokratike ia kishte blere token ne Orikum te Vlores ish-deputetes Fatbardha Shabani. Po ashtu kryeministri kumtoi se nje pjese e siperfaqes se tokes se ish-ekspozites Shqiperia sot i kishte perkitur si prone gruas se nje funksionari te larte socialist para se kjo tia ofronte shoqerise se ndertimit qe ka hedhur grepat per te ndertuar ne ate vend. Emri i shoqerise nuk po me kujtohet ne kete moment dhe nuk po marr mundimin te kontrolloj gazetat per faktin e thjeshte se nuk kam interes ta di.
Keto hollesira i jepen per here te pare publikut. Selmanllari dhe ortaket e tij nuk kane dale ndonjehere para shtypit per te dhene shpjegime te tilla dhe eshte vertete e papare qe kryeministri i vendit merr persiper te kumtoje gjera qe minimalisht duhej ti kishin thene te zotet e punes perpara.

Nuk eshte hera e pare qe Berisha ben pjese te komunikimit te tij publik informacione te kesaj natyre. Por te Fevziu e ngriti dozen. Kjo sigurisht qe kishte lidhje me pyetjet qe i drejtuan gazetaret dhe me dendesine e akuzave te ngritura nga opozita. Gazetaret e pyeten. Berisha iu pergjigj pyetjeve pa e shmangur permendjen e emrave perqindjeve metrave katrore cmimeve per meter katror... Nga nje pikepamje kryeministri nuk mund te bente ndryshe. Po te shmangte emrat ne perfshire ndoshta edhe mua qe po shkruaj keto radhe do te thoshim njezeri ja ai nuk iu pergjigj pyetjeve sepse eshte i kapur Nga nje pikepamje tjeter duke pasur parasysh faktin se mundesite e gjuhes jane te pafundme kryeministri mund te gjente menyren te pergjigjej pa e ulur piacen dhe pa krijuar pershtypjen se po flet si shefi i te veteve dhe jo si shtetari i te gjitheve. Kryeministri i vendit eshte autonom per te refuzuar pa fyer njeri nivelin qe propozojne rrethanat dhe vulgariteti. Per shkak te postit qe mban ai e ka per detyre tiu jape qytetari mesazheve kumtimeve dhe informacioneve qe publikon duke evituar perfshirjen si pale ne afera ekonomike te dyshimta dhe shume te diskutueshme. Ne te kunderten ai komprometon rende pozicionin.

Shtrohet pyetja a eshte mire apo keq qe kryeministri permend ne komunikimin e tij publik emra dhe hollesi nga bota e sipermarresve dhe sera e te thjeshteve shte mire - do te pergjigjeshin menjehere partizanet e politikes gju me gju me popullin edhe pse tradicionalisht kjo politike ka rezultuar te jete me e distancuar dhe me e genjeshtert se ajo e mbreterve hijerende. shte mire do te pergjigjeshin po ashtu edhe njerezit e thjeshte te cilet kane mendimin se zyrtaret e larte jane shume te ngarkuar me ceshtje te medha dhe prandaj e konsiderojne nje privilegj te permenden prej tyre. Nuk eshte mire do te kundershtonin nga krahu tjeter sqimataret qe mendojne se posti etika dhe edukata e shtrengojne shtetarin e larte te respektoje nje standard te caktuar ceshtjesh dhe personash ne artikulimin e tij publik. shte keq do te shtonin ata qe dallojne ne perfshirjen e nje zyrtari te larte ne shamatoren e pazareve nje sjellje te padenje per politiken si mjeshteri.

Shijet e individeve dhe grupeve shoqerore per komunikimin politik jane te ndryshme dhe kane shpjegimin e tyre. Po nuk ka e nuk mund te kete receta te ngurta ne kete fushe shume. Sidomos ne epoken tone te nderkomunikimeve kur veprimtaria drejtuese e qeverise eshte pothuajse tere kohen nen prozhektoret e televizioneve. Media e ka nxjerre politiken nga strofulla. Ne keto kushte te gjithe e pranojne se ne parim drejtuesit e larte mund te flasin per cdo gje dhe per kedo. Por jo kudo dhe kurdohere. Gjithcka varet nga rasti konkret. shte vlera e rastit konkret ne kontekstin e parimit te transparences ajo qe vendos a duhet folur ku duhet folur sa duhet folur dhe si duhet folur. Ne kete pike pra ne zgjedhjen e momentit politikani nxjerr ne pah kulturen dhe vizionin e tij masen e respektit apo te mosrespektit per qytetaret e vendit te tij. Kryeministri ka detyrimin te flase per akuzat e opozites edhe ku keto akuza nuk kane te bejne fare me te personalisht.

Detyrimi eshte i dyfishte kur te dyshuarit akuzohen se kane lidhje klienteliste apo kaste me qeverine e tij apo te afermit e tij. Kemi pare se qasja e Berishes ndaj akuzave te ketij lloji eshte mbrojtja dhe justifikimi apriori. Po te ishte ndryshe pra po te ndodhte qe dyshimet apo akuzat ndaj njerezve qe e rrethojne verifikohen ne rruge administrative nga kryeministri dicka do te ishte marre vesh. Por me ndonje perjashtim shume te rralle qe daton vitet e para te mandatit 2005-2009 nuk shohim te kete me verifikime serioze te akuzave. Masa dhe ndeshkime jo e jo. Kriteri i qendrimit te kryeministrit nuk eshte me raporti i te tjereve me ligjin por thjesht raporti i tyre me te. Ja perse qasja e tij ndaj akuzave qe u behen njerezve qe ka rreth e rrotull eshte vetem mbrojtja. Sipas rastit ai mbrohet duke heshtur Gerdeci mbrohet duke qemtuar justifikimin e aferave te te veteve Orikumi Ekspozita mbrohet duke kundersulmuar qyteza Rama co.

Kuptohet se kjo qasje vjen me shume si nje pergjigje ndaj kundershtarit politik se sa si nje qendrim gjakftohte dhe objektiv ndaj fakteve konkrete. Perderisa kundershtari ka si qellim kryesor balten dhe tymnajen ne do te pergjigjemi me te njejten monedhe Kjo eshte pak a shume logjika. Por dardha e ka bishtin prapa thote fjala e urte. Ajo qe bie ne sy per keq ne kete qasje eshte njesimi i tepruar tej kufijve te solidaritetit i kryeministrit me te akuzuarit e kampit te tij. Kjo duket qarte ne faktin se ai nuk thote thjesht ate qe di apo ate qe vete te akuzuarit i kane referuar per tu shfajesuar por thote ate qe i intereson. Mund te jete e vertete ajo qe tha Berisha se Rrahman Selmanllari ia ka blere token ne Orikum nje ish-deputeteje socialiste por ky informacion eshte i pavend ne artikulimin publik te kryeministrit. Ky informacion nuk thote asnje ne vetvete pasi Selmanllari mund tia bleje token fjala vjen edhe nje ish-deputeti ballist apo legalist dhe kjo nuk e ndryshon thelbin e konfliktit qe eshte krijuar ne Orikum. Por informacioni ne fjale behet komprometues kur kryeministri pyetet nga gazetaret per rolin e Selmanllarit ne Gerdec dhe pergjigjet se me kete ceshtje po merret drejtesia per te vijuar me pas me paraqitjen me ngjyra simpatike te personit ne fjale si militant i vjeter i Partise Demokratike. Gerdeci eshte ne proces gjyqesor. Atje kane vdekur 27 njerez dhe jane plagosur qindra te tjere. Kryeministri qe ka marre mundimin te mesoje se kujt ia ka blere token ne Orikum Selmanllari veshtire te mos jete interesuar te mesoje se cfare roli ka pasur ne Gerdec ky person qe ishte autorizuar me shkrese zyrtare nga presidenti i shoqerise amerikane SAC Patrik Henry te perfaqesonte palen amerikane ne Tirane. Pak dite para daljes se Berishes ne Opinion Selmanllari mohoi ne gjykate cdo lidhje me Gerdecin pavaresisht autorizimit qe ka leshuar per te Patrik Henry pavaresisht se disa prej pjesetareve te te ashtuquajturit grup hije qe e punonte naten fabriken e vdekjes kane lidhje krushqie me te dhe pavaresisht se njeri prej pjesetareve te ketij grupi i ndjeri Muhamet Hoxha baxhanaku i Berishes vdiq ne ate tragjedi. Gerdeci ka kohe qe meton te kaloje si nje perbetim per te fshehur te verteten para prokuroreve dhe gjyqtareve qe ftohen te bejne rolin e budallenjve. Por kjo nuk mund te ndodhe me opinionin e gjere publik dhe politik. Ka ndodhur njera ose Selmanllari genjen ose dikush i ka vjedhur emrin dhe numrin e pasaportes per ta bere pa e njoftuar perfaqesues te amerikanit ne fabriken ku beheshin para me fisheke tunxh dhe barut qyl. Duket si nje perralle. Ne fakt vete Gerdeci eshte si nje perralle qe terbohet ne fund nga vertetesia me te vdekurit e shumte ku perfshihet edhe i ndjeri Hoxha. Duke pasur parasysh permasat dhe kontekstin e kesaj katastrofe si dhe dyshimet e forta te perfshirjes se Selmanllarit ne kete biznes te ndyre kryeministri duhet ta kishte evituar permendjen dhe paraqitjen e tij si militant te flakte partiak sidomos tani kur gjykimi i Gerdecit eshte ne proces. Nje mbrojtje e tille vetvetiu tingellon si nje forme presioni ndaj drejtesise. Per jehonen qe ka fjala e kryeministrit ne publik ky lloj komunikimi e vendos militantizmin mbi ligjshmerine duke inkurajuar gjithandej arbitraritetin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›