E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pica, për çdo gol që pëson Franca

Goli me dorë i Thiery Henry, në ndeshjen e barazhit ndërmjet Irlandës dhe Francës, ka lënë pasoja tek irlandezët: një restorant i njohur zinxhiror do të paguajë për çdo gol që pësojnë francezët në Afrikën e Jugut.

Restoranti irlandez Pizza Hut do të ofrojë pica gratis, si dhuratë për golat që do t’i pësojë skuadra e Raymond Domenech në Botëror.

Ky restorant e ka bërë publik këtë lajm në rrjetin social Facebook, duke përmendur se këtë shpërblim do ta marrin personat që do të jenë më të shpejtit, për ta vizituar Pizza Hut, e cila planifikon të shpërndajë rreth 300 pica falas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›