Shqipëria fiton 1 me 0 ndaj Malit të Zi

Falë një eurogoli të Hamdi Salihit në minutën e 79-të, Shqipëria fitoi mbrëmë 1-0 ndaj Malit të Zi, në miqësoren e zhvilluar në Podgoricë. Kjo ishte fitorja e dytë rresht, pas asaj me Irlandën e Veriut në Tiranë. Pas ndeshjes, trajneri Josip Kuzhe pohoi se ishte i kënaqur me mbrojtjen, por jo me sulmin; kjo edhe për shkak të zëvendësimit të shpejtë të Ervin Skelës të dëmtuar. Tekniku i Kombëtares deklaroi se në miqësoren e radhës me Andorrën do të provohen lojtarë të rinj.
Alsat
Alsat