E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e Vëllaznimi në finale

Liria dhe Vëllaznimi do të përballen në mes vete, në finale të Kupës së Kosovës në futboll. Këto skuadra e nxorën nga një biletë për në finale të mërkurën, pasi fituan në shtëpi në ndeshjet e kthimit gjysmëfinale ndaj Besën, përkatësisht Gjilanit.

Pasi kishin barazuar në Pejë me rezultat 3:3, dy javë më parë, prizrenasit fituan 2:1. golat për bardhezinjtë i shënuan Astrit Tafili (32’) e Fatih Karahoda (77’), kurse goli i Fitim Kasapit, i realizuar në minutën e 78-të ishte i pamjaftueshëm për mysafirët.

Duhet cekur se në këtë ndeshje të dyja ekipet e humbën nga një penallti, Krusha tek vendësit dhe Kasapi tek mysafirët. Në përballjen tjetër, gjakovarët e kishin kryer shumicën e punës në Gjilan, në ndeshjen e parë, ku patën fituar 3:2, ndërsa kësaj ia shtuan në Gjakovë edhe një fitore, 2:1, për ta siguruar finalen për herë të dytë në futbollin e pasluftës.

Venhar Sermaxhaj (10’) e Mark Milicaj (47’) ishin kreatorë të fitores së kuqezinjve, derisa goli i Chijioke në minutën e fundit (humbi një penallti më parë), ishte i vonshëm për ekipin Vjollcë.

Kupa e Kosovës

Gjysmëfinalja
Liria-Besa 2:1 (3:3)
Vëllaznimi-Gjilani 2:1 (3:2)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›