E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Clinton kthehet bashkë me gazetaret

Një avion privat me Bill Klintonin në bord dhe dy gazetaret amerikane të liruara në Korenë e Veriut falë ndërmjetësimit të ish-Presidentit të SHBA-së. Avioni është ulur në "Bob Hope Airport" në Los Anxheles. Blici i Klintonit në Korenë e Veriut ka zgjatur 20 orë, gjatë të cilit ai ka takuar edhe liderin Kim Jong Il. Për udhëtimin e Klinton është folur shumë dhe janë vënë në alarm vendet kufitare me Korenë e Veriut.
Gazetaret u dënuan në muajin qershor nën akuzën se kishin hyrë ilegalisht në vend nga Kina dhe duhet të vuanin dënimin prej 12 vjetësh me punë të detyruar. Ato ishin nën akuzën se kishin hyrë ilegalisht në në Korenë e Veriut nga Kina për të kryer akte armiqësore.
Ndërkohë që Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha për gazetarët në Najrobi të Kenias se ndihej shumë e lumtur dhe e lehtësuar për lirimin e gazetareve.
Zonja Klinton mohoi deklaratat e Koresë së Veriut se burri i saj kishte kërkuar ndjesë për gazetaret Lee dhe Ling.
Teksa Presidenti Barak Obama është shprehur i lehtësuar dhe i lumtur. Obama ka deklaruar se puna e bërë nga ish-Presidenti Bill Klinton në lirimin e dy gazetareve ka qenë e jashtëzakonshme dhe që është burim lumturie për të gjithë vendin. Ish-drejtuesi i saj Klinton, do të ftohet në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Klinton për të raportuar mbi ecurinë e misionit të tij në Korenë e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›