Pienaar në Tottenham

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 21:35
Përmes ueb faqes së vet zyrtare, Everton ka komunikuar se ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për transferimin e mesfushorit ofanziv jug-afrikan Steven Pienaar.
Kontrata e futbollistit skadon në muajin qershor, e për këtë zyrtarët e ‘Toffees’ e kanë lejuar futbollistin të negociojë me Spurs për kontratën e tij të re.
Për Pienaar, i cili nuk luajti në derbin e qytetit me Liverpoolin, interesim kishte shprehur edhe Chelsea, por në fund përfaqësuesi jug-afrikan do t’i bashkohet ekipit tjetër nga Londra, Tottenham.