Ronaldo kërkon trofe

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 21:46
Cristiano Ronaldo i ka idetë e qarta. Në intervistën e parë të vitit, dhënë të përditshmes spanjolle Marca, portugezi ka folur për këtë sezon dhe për atë që pret në vitin 2011.
“Nuk mund ta kalojmë edhe një vit tjetër pa fituar asgjë”, theksoi ish futbollisti i Manchester United, i cili kërkon që ekipi të përforcohet.
“Kemi nevojë për një sulmues, i cili do të na ndihmonte”, vazhdoi Ronaldo i cili u transferua në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2009.