E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi e meritoi ‘Topin e Artë’

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 21:39

Rafael Nadal e ka përkrahur vendimin e FIFA-s dhe magazinës France Football për t’ia dhënë Lionel Messit për herë të dytë çmimin ‘FIFA Topi i Artë’.

Por, tenisti më i mirë në botë ka pyetur se cilat janë kriteret që kërkon juria për ta fituar një lojtar këtë trofe.

“Nga ana ime është krejt në rregull që t’i jepet ‘Topi i Artë’ Lionel Messit. Por, duhet të qartësohet kriteri”, tha tenisti spanjoll në një konferencë për shtyp, pas meçit të parë që e zhvilloi në turneun e madh të tenisit Australian Open.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›