Pierre Mirel Statusi pas detyrave te shtepise

Berisha harron refuzimin e statusit te vendit kandidat krenohet me liberalizimin e vizave.
Mirel Plotesoni 12 kushtet
TIRAN - Drejtori per Ballkanin Perendimor Pierre Mirel i dorezoi pasditen e djeshme kryeministrit Berisha raportin negativ te Keshillit te Europes ku Shqiperise i mohohet statusi i vendit kandidat. Mirel i ka dorezuar Berishes edhe nje liste te gjate me 12 kerkesa thelbesore te cilat duhet te jene detyra e shtepise per qeverine shqiptare.
Duke marre shkas nga ngerci politik ne te cilen gjendet vendi qe pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 Mirel deklaroi se sfida e menjehershme per Shqiperine mbetet funksionimi i parlamentarizmit. Une jam i kenaqur qe keto prioritete do te behen pjese e planit te punes por ne opinionin tone per Shqiperine ka nje element shtese dhe ky eshte funksionimi i Parlamentit.
Per shume muaj tashme qe nga perfundimi i zgjedhjeve te shkuara Kuvendi nuk funksion dhe kjo per mendimin tone eshte nje sfide e menjehershme. Nje Parlament qe funksion ashtu sic duhet eshte nje element kyc i kritereve politike te Kopenhangenit.
Ky eshte dhe mendimi i KE-se edhe ky eshte konkluzioni i Parlamentit Europian dhe i Keshillit - u shpreh Mirel.
Nje tjeter shqetesim sipas nderkombetareve eshte edhe niveli i transparences dhe i korrupsionit ne sistemin gjyqesor.
Drejtori per Ballkanin Perendimor deklaroi se funksionimi efikasiteti dhe pavaresia e gjyqesorit jane probleme qe duhet te kapercehen nga vendi yne perpara se te marre statusin e vendit kandidat.
Po ashtu KE ka thene se duhet dhe nevojiten perpjekje te tjera ne menyre qe ne te ardhmen komisioni te rekomandoje hapjen e bisedimeve. Ne kemi vene disa prioritete te qarta te cilat mund te kthehen ne nje opinion pozitiv per te ardhmen.
Permend disa prej tyre nje prioritet i rendesishem eshte per tu zbatuar strategjia per reformen ne gjyqesor platforma antikorrupsion - nje historik i besueshem dhe i efektshem kunder luftes se korrupsionit te drejtat e prones dhe ne ligjin antidiskriminim te romeve ne shoqeri - theksoi Mirel.
Por perballe ketyre kritikave kryeministri iu shmang komenteve per rrezimin e statusit te vendit kandidat duke preferuar te falenderoje vendet e BE-se per liberalizimin e vizave. Per raportin kreu i qeverise u mjaftua duke thene se do te punoje per plotesimin e kritereve qe i jane vendosur Shqiperise.
Shefi i mazhorances shprehu gatishmerine e qeverise se tij per ta shnderruar Raportin e KE-se ne program pune me qellim qe vendi te perfitoje integrimin ne BE. Sipas tij Shqiperia duhet ta meritoje statusin e vendit kandidat vetem fale reformave.
Qeveria qendron e vendosur ne realizimin e kerkesave te udherrefyesit per integrimin ne BE. Raporti i KE-se shnderrohet ne nje program pune cka do te thote se te gjitha perparesite e percaktuara ne te do te shnderrohen ne prioritete te qeverise sime gjate vitit qe vjen - tha Berisha.
Lidhur me marredhenien PD-PS kreu i qeverise Berisha premtoi se mazhoranca do te perpiqet per te bashkepunuar me opoziten Do te bej cdo perpjeke per te bashkepunuar me opoziten i bej asaj oferta te ndershme dhe transparente. Shqiperia reale eshte kjo qe eshte na perket neve te bejme cdo perpjekje qeveria punon me perkushtim - theksoi shefi i mazhorances.