E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji per farmacite opozita bojkot mbledhjes

10/11/2010Mazhoranca ne komisionin e Shendetesise miraton e vetme projektin e qeverise

Grupet e interesit Ndryshimet cenojne cilesine e sherbimit

Ligji per barnat dhe sherbimin farmaceutik ka shkaktuar debate te forta ne Komisionin parlamentar te Shendetesise mes mazhorances dhe opozites duke u shoqeruar me bojkotimin e mbledhjes nga keta te fundit. Opozita kerkoi gjate diskutimit shtyrjen e miratimit te projektit me qellim qe tu krijohet mundesia grupeve te interesit te shprehin objeksionet e tyre per ndryshimet qe qeveria ka sjelle per kete ligj. Madje ata akuzojne demokratet se kane hartuar kete ligj per interesa te disa personave dhe kompanive te caktuara. Ne kete rast duhet te degjohen dhe te marrim vesh se kush genjen perfaqesuesit e shtetit apo perfaqesuesit e grupeve te interesit. Prandaj eshte Parlamenti qe te beje transparence. Jo gjyqtare nuk jemi por bejme transparence dhe e kemi per detyre tha kryetari i komisionit deputeti i PS-se Ethem Ruka. Por kerkesa e deputeteve socialiste u kundershtua nga te djathtet qe refuzuan te degjojne dy nga grupet e interesit Urdhrin e Farmacistit dhe sindikaten e tyre. Ne po ju leme te qete te vazhdoni punimet tha Ruka i cili la sallen se bashku me deputetet e PS-se. Mazhoranca votoi me votat e saj projektin e qeverise. Para nisjes se punimeve te komisionit deputetet socialiste thirren me vete sindikaten dhe Urdhrin e Farmacistit te cilet paraqiten shqetesimet ne lidhje me kete ligj. Sipas tyre ligji eshte i nxituar dhe demton tregun e cilesine e sherbimit farmaceutik. Kjo eshte nje anormalitet Professional duke i thene farmacistit Je nje shites i thjeshte i rendomte qe do te shesesh njesoj sikur te shesesh domate dhe kastravece tha presidenti i Urdhrit te Farmacisteve Arjan Jaupllari. Sipas tij gjithashtu diskutimi duhet te perqendrohet edhe te percaktimi i institucionit qe heq licencen qe sipas tij eshte mbetur i papercaktuar ne ligj. Licencen se kush e heq nuk percaktohet ne kete ligj sepse eshte shfuqizuar ai nen qe thoshte se Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave i propozon heqjen e licences Komisionit te Shendetesise. Por ky komision nuk ekziston me vijoi ai. Edhe perfaqesuesja e sindikates se farmacisteve Diana Toma tha se percaktimet e reja ligjore ulin nivelin e sherbimit farmaceutik. Nese ky kriter distance hiqet kjo do te sjelle ulje te nivelit te sherbimit farmaceutik sepse do te kthehemi ne nje farmaci per nje farmacist ne nje kohe qe nese do te kerkojme nje sherbim farmaceutik cilesor ne duhet te synojme rritjen e numrit te punonjesve brenda farmacise dhe jo rritjen e numrit te farmacive tha Toma. Projekti i qeverise synon heqjen e distances mes farmacive prej 150 metrash.

Arjan Jaupllari

Ky propozim nuk eshte i mbeshtetur ne asnje eksperience te vendeve te komunitetit evropian dhe nuk ka asnje propozim te aktoreve te grupeve te interesit per heqjen apo shfuqizimin e ketij neni. Keshtu qe mbetet qe te jete nje kerkese individuale e personave te vecante qe kane akses te Ministria e Shendetesise deri aty sa te propozojne ndryshime te tilla. Ky nen ka nje vit e gjysme qe nuk eshte zbatuar nga Ministria e Shendetesise ne menyre te qellimshme per te pergatitur opinionin publik se perderisa ligjet nuk zbatohen ato duhet te shfuqizohen. Sipas relacionit i vetmi argument qe perdoret eshte konkurrenca e lire. Nese ministria mendon vertete per konkurrence te lire atehere ajo duhet ti hyje rregullimit te legjislacionit nga fillimi deri ne fund.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›