E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi: Spanja, preferenca ime

www.albania-sport.com - Frenk Riberi konfirmoi se ai do të dëshironte një zgjedhje midis Barcelonës dhe Realit të Madridit, nëse ai do të largohej nga Bajerni i Munihut.

Riberi do të jetë jashtë kontrate sezonin e ardhshëm, dhe nëse ai do të dështojë në përtëritjen e saj me gjigantët gjermanë, duket qartë se ai do të shitet këtë verë se sa ai të lejohet të transferohet i lirë.

Çelsi është interesuar të ketë në shërbimin e tij Riberinë, por ylli francez pohoi se moti mund ta ndalojë një transferim të tij në Angli.

“Nëse unë nuk do të pranoj ofertën e Bajernit për zgjatjen e kontratës, atëherë sigurisht do të shkoj në Spanjë”, - tha Riberi për “Sport Bild”.

“Unë mund të siguroj se nuk kam marrë asnjë vendim deri tani. Lekët nuk është e vetmja çështje. Diferenca midis klubit dhe meje nuk është kaq e gjatë. Vendimi nuk merret duke pasur parasysh me llogarinë bankare, por në kokën time. Unë duhet të marrë një vendim jo vetëm çka është e mirë për mua, por dhe për gruan time dhe fëmijët”, - tha Riberi.

“Gruaja ime është nga jugu. Ajo ka nevojë për diell. Janë shumë gjëra që unë duhet t’i kem në mendjen time. Unë mendoj për familjen time. Këtu, bie shi dhe borë, dhe shpesh (gruaja ime) është vetëm kur unë nuk jam këtu. Ajo nuk ka shumë miq, por kjo nuk do të thotë që unë ndihem i lumtur në Munih”.

Prej shumë kohësh spekulohet për një marrëveshje të parafirmosur të Riberisë me Realin e Madridit, por vetë francezi thotë se Barcelona është një ekip më i mirë.

“Reali dhe Barcelona, ndoshta përkrah Mançester Junaitid dhe Çelsit, mbi të gjitha klubet e tjera. Unë jam gjithashtu jam një qenie njerëzore. Nëse ju keni një ofertë për ndonjë klubi të tillë, juve duhet të jeni i lejuar ta konsideroni atë”, - tha Riberi.

“Barcelona ka ndërtuar një ekip për një kohë të gjatë. Gjithkush e di se si luajnë atë. Ndërkaq, Reali i Madridit ka investuar në blerjen e superyjeve, por diçka mungon. Pikërisht tani, unë jam duke marrë në konsideratë se cili është opsioni më tërheqës. Reali i Madridit është një klub me prestigj pavarësisht se ka dështuar në Ligën e Kampionëve në 16-she në gjashtë sezonet e fundit”.

Nga ana tjetëre, anësori i Bajernit, Arjen Roben, mohoi zërat se ai e kishte këshilluar Riberinë për të zgjedhur Barcelonën dhe jo Realin e Madridit, nëse ai do të vendoste të largohej nga Bajerni.

Roben, i cili u transferua nga Bajerni nga Reali i Madridit gjatë verës së kaluar, tha për radio “Marca”: “Unë kurrë nuk i kam thënë diçka të tillë. Ai ka cilësi për të luajtur për të dyja ekipet, por unë preferoj që ai të qëndrojë në Munih. Shpresoj të vazhdoijë me ne. Mua më pëlqen të luaj përkrah tij”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 24 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›