E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pija që lufton celulitin

TIRANE - Kjo pije që propozohet është e varfër në kalori dhe mund të ketë efekte pozitive në të gjithë trupin, por sidomos tek linjat tuaja.

Konsumimi i kësaj pije zvogëlon ndjenjën e urisë, duke bërë që ju të konsumoni më pak. Ajo përmban vitamina, minerale dhe antioksidantë, dhe është plotësisht natyrale.

Për të krijuar këtë pije mrekulli ju duhen këto përbërës:
- 2 lugë xinxërfill
- 10 gjethe mente
- një kastravec
- 500 ml ujë natyral
- një limon

Përgatitja bëhet në këtë mënyrë:
Pritini limonin dhe kastravecët në feta. Vendosini në një kavanoz me ujë, gjithashtu shtoni xinxërfill dhe gjethet e mentës. Më pas enën vendoseni në frigorifer dhe lëreni për një natë. Kjo pije do të zvogëlojë celulitin me 50% në 30 ditë. Pija e përgatitur në shtëpi eliminon celulitin tuaj.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›