E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pijaneci ther me thikë bashkëqytetarin

Në Kumanovë të shtunën mbrëma ka ardhur deri tek një zënkë mes dy kumanovarëve. Siç informojnë nga policia pas rrahjes mes 27 vjeçarit S. S., dhe 65 vjeçarit B. K., i ka parapri zënkë para kafe barit “Nama” me çka B. K., ka shkuar në kazinonë “Admiral”.

Pasi ka dalë prej atje para kafe barit “Klub” ka hasur në S. S., i cili e ka ther me thikë në supe. I lënduari është dërguar në Qendrën mjekësore në Kumanovë, ku i është ofruar ndihmë mjekësore dhe është lëshuar në kurim shtëpiak.

S. S., është arrestuar dhe mbajtur në Sektorin e Punëve të Brendshme (SPB) në Kumanovë dhe tek ai është vërtetuar prania e alkoolit në gjak prej 2,29 promile. Pas zbardhjes së tërësishme të rastit, kundër tij do të ngrihet padi adekuate penale. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›